“Berati, një nga xhevahirët e Shqipërisë”, media spanjolle: Vendi ku bashkëjetojnë kishat dhe xhamitë
Nëntor 15, 2024
Jo vetëm për bregdetin dhe bukuritë e alpeve, por Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja edhe për trashëgiminë e saj hitorike dhe kulturore. Është revista spanjolle “La Vanguardia” ajo që i ka kushtuar një reportazh të gjatë qytetit muze të Beratit, prej 2008-ës i shpallur edhe si një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. “Shtëpi tipike të arkitekturës osmane, fasada të bardha e mijëra dritare që zbresin në dy shpatet e luginës, të japin ndjesinë e një ujëvare harmonike”, shkruan autorja Carmen Giró, duke evidentuar faktin se shumë prej këtyre shtëpive janë ende të banuara dhe...