Kosto financiare e zgjedhjeve të ardhshme do të varet nga numri i votuesve nga jashtë vendit, sa më i lartë të jetë ai aq më e lartë do të jetë fatura për shkak të pagesave që KQZ do duhet të përballojë për shërbimin postar që do të përdoret për të dërguar fletën e votimit në shtëpinë e çdo emigranti të regjistruar.

Në Komisionin e Ligjeve ku mbrojti buxhetin e institucionit që drejton, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pranoi se aplikimi i votimit elektronik me shumë gjasa do të shkojë drejt qarkut të Tiranës.

Kjo jo vetëm se është kërkuar nga një pjesë e partive politike por edhe sepse afërsia krijon lehtësi për mirëadministrimin e procesit.

Celibashi foli dhe për afatet e ngushta që janë vendosur në ligj për procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë që sipas tij janë një shqetësim për KQZ.

Tv Klan