Sali Berisha e akuzon qeverinë se edhe pse buxheti i vitit të ardhshëm është sa dyfishi i buxhetit që kabineti i tij miratoi në vitin e fundit kur ishte në pushtet, nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët.
Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm virtual me gazetarët tha se në themel të programit ekonomik të demokratëve do të jenë taksat e ulëta dhe mbështetja për çdo familje dhe biznes të vogël.
Protesta e paralajmëruar të martën ndërkohë që Parlamenti do të diskutojë për projektbuxhetin, Berisha thotë se ka si objektiv të detyrojë qeverinë të pranojë amendamentin e demokratëve.
Të dielën e 17 Nëntorit, demokratët do të zhvillojnë takimin e parë publik me diasporën. Berisha do të komunikojë virtualisht me shqiptarët që jetojnë në Londër, ndërkohë që 1 javë më pas në kryeqytetin britanik në datën 24 do të jetë Kryeministri Rama që ka planifikuar takimin e radhës me shqiptarët e diasporës.
Tv Klan