Shpërthimi me 2 të vdekur, deputeti i PS-së në SPAK
Tetor 30, 2024
Për rreth 2 orë, deputeti i PS-së për qarkun e Fierit, Bujar Çela u pyet në SPAK lidhur me shpërthimin e regjistruar më 1 Mars në magazinën në pronësi të tij në Lushnjë. Në atë ngjarje humbën jetën babë e bir që punonin në atë magazinë, ndërsa u plagosën 7 persona të tjerë, mes tyre dhe vetë deputeti. Pas përfundimit të deklarimeve të tij, Bujar Çela refuzoi të flasë për mediat, por avokati i tij u shpreh se ai ishte në SPAK në cilësinë e personit në hetim. Deputeti Bujar Çela u akuzua fillimisht nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”,...