Një çift tashmë i divorcuar ka hasur një pengesë të fortë në raportin e tyre. Në lajmet e ditës që Dhurata raporton nga Durrësi për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është edhe historia e çiftit që ka preferuar mos ta shkëpusë komunikimin për hir të fëmijëve. Por ish-burri i zonjës ka një lidhje të re për të cilën ajo duket se nuk është shumë dakord.

Dhurata: Një çift ka qenë i divorcuar mirëpo nuk e kanë humbur asnjëherë raportin e  tyre për shkak të fëmijëve. Kur them raport, janë takuar, janë marrë vesh për fëmijët dhe tashmë që ky zotëria është në një lidhje, ajo bëhet xheloze dhe nuk e lejon që të takohet me palën tjetër.

Aldo: Ka hallin e  fëmijëve, sigurisht.

Dhurata: Nëse ka ndonjë gjë i thotë, duhet të merremi vesh ndërmjet fëmijëve. ndërkohë, zotëria i ka thënë dhe i ka vënë kusht që nëse do të jetë kështu, më mirë shkëputemi dhe vazhdojmë sepse do të vijë një gjë tjetër më e madhe, nesër, pasnesër do të martohen kalamajtë…

Aldo: Kështu tani tërhiq e mos e këput sikur nuk shkon apo jo?

Dhurata: Nuk është çështja tërhiq e mos e shkëput. Ata e kanë vetëm prej fëmijëve kështu që çdo takimm apo çdo gjë që bëhet, bëhet për fëmijët, nuk është se ka një arsye tjetër./tvklan.al