Për rreth 2 orë, deputeti i PS-së për qarkun e Fierit, Bujar Çela u pyet në SPAK lidhur me shpërthimin e regjistruar më 1 Mars në magazinën në pronësi të tij në Lushnjë.
Në atë ngjarje humbën jetën babë e bir që punonin në atë magazinë, ndërsa u plagosën 7 persona të tjerë, mes tyre dhe vetë deputeti.
Pas përfundimit të deklarimeve të tij, Bujar Çela refuzoi të flasë për mediat, por avokati i tij u shpreh se ai ishte në SPAK në cilësinë e personit në hetim.
Deputeti Bujar Çela u akuzua fillimisht nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Prokuroria shpalli moskompetencë duke ia kaluar SPAK çështjen. Pas marrjes së dosjes, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dal nxjerrë konkluzionet e atij shpërthimit, teksa ka kërkuar kryerjen e disa veprimeve hetimore.
Tv Klan