Partizani fiton derbin dhe kryeson i vetëm, “paqe” në Teuta-Skënderbeu
Nëntor 9, 2024
Partizani triumfoi me derbin ndaj Dinamos me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore. Fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë e kryeqytetit, që tani kryesojnë të vetëm në renditje me 24 pikë. Të tre golat e takimit, u shënuan në pjesën e dytë. Cara i dha avantazhin fillimisht Partizanit në minutën e 48-të, ndërsa Zabërgja barazoi në minutën e 55-të. Vetëm 6 minuta më vonë, ishte Rrapaj, i cili riktheu avantazhin për Partizanit, duke shënuar atë që në fund ishte goli i fitores. Kjo është humbja eparë për trajnerin Ilir Daja në stolin e Dinamos, skuadër që tashmë...