Partizani triumfoi me derbin ndaj Dinamos me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë e kryeqytetit, që tani kryesojnë të vetëm në renditje me 24 pikë.
Të tre golat e takimit, u shënuan në pjesën e dytë. Cara i dha avantazhin fillimisht Partizanit në minutën e 48-të, ndërsa Zabërgja barazoi në minutën e 55-të.
Vetëm 6 minuta më vonë, ishte Rrapaj, i cili riktheu avantazhin për Partizanit, duke shënuar atë që në fund ishte goli i fitores.
Kjo është humbja eparë për trajnerin Ilir Daja në stolin e Dinamos, skuadër që tashmë mban vendin e katërt me 20 pikë.
Në sfidën tjetër, Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1 mes tyre. Korçarët kaluan në avantazh me Bismark në minutën e 40-të, ndërsa durrsakët barazuan me Preknicajn në minutën e 67-të.
Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e pestë me 17 pikë. /tvklan.al