Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të Partisë Socialiste u foli të rinjve për punën dhe reputacionin që gjithsecili lë pas si një kontribut për komunitetin dhe vendin që përfaqëson. 

“Një njeri që bën një punë të mirë, që lë një gjurmë, që lë një emër, që lë reputacion, e bën këtë jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin dhe popullin që përfaqëson.”

Veliaj ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.

“Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40 vendeve të Mesdheut.”

Sipas Veliajt, puna me njerëzit është një ndër punët më sfiduese por edhe më të bukura dhe frymëzuese, për t’i dhënë formë një realiteti transformues në vend.

Tv Klan