Këtë të shtunë “Me Çelësa në Derë” zhvendoset në një prej pikave më strategjike në periferi të Tiranës, pikërisht atu ku ndodhet kompleksin rezidencial “Piccadilly Residence”, i cili aktualisht është ende në ndërtim.

Jeto mes luksit, relasit dhe komoditetit ky do të ishte me pak fjalë përkufizimi ideal për “Piccadilly Residence”. Ky kompleks banimi përbëhet nga vila, apartamente dhe duplexe.

I pozicionuar në një zonë elitare të Tiranës, në lindje ky kompleks ofron hapësira të gjelbërta ku vlen të përmendet parku multifunksional prej 90 mijë metra katrorë që rrethon gjithë rezidencën. I ndodhur 8.3 kilometra larg qendrës së qytetit dhe shumë pranë qendrës tregtare TEG, kompleksi ofron të gjitha fasilitetet e nevojshme për një jetë komode.

 “Ne kemi nisur punimet në fillim të këtij viti, në Janar dhe parashikojmë që të përfundojmë punimet për gjatë një viti e 3 muaj. Rezidenca ‘Piccadilly’ është një prej rezidencave më të reja, por dhe më uniket do të thoja me tipologjitë e banimit të ajo ofron. Kemi tipologjinë e banimit të ngjitura me një njëra-tjetër. Ofrojmë përveç viletës, apartamente dhe duplexe në mënyrë të tillë që t’u përshtatemi kërkesave të ndryshme dhe kërkesave të ndryshme,” shpjegon arkitektja Markela Cejku.

Orinda Huta: Pse “Piccadilly” dhe a ka lidhje me arkitekturën kjo gjë?

Markela Cejku: “Piccadilly” është në fakt emri i një rruge në qytetin e Londrës dhe i përshtatet më së miri arkitekturës që është përzgjedhur, sepse është karakteristike e stilit londinez.

Orinda Huta: Sa është kapaciteti?

Markela Cejku: 75 njësi banimi. Jemi munduar që çdo familje të ketë mundësi për socializim, por patjetër që të kenë dhe ato ambientet private./tvklan.al