Ilir Proda vizitë në Policinë e Kosovës, pritet nga homologu
Nëntor 12, 2024
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, vizitën e parë jashtë vendit si Drejtor i Përgjithshëm, po e zhvillon në Policinë e Kosovës. Në takimin prezantues, Drejtor Proda u prit nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha. Gjatë takimit, drejtorët Proda dhe Hoxha, të shoqëruar nga drejtues të lartë të policive respektive, diskutuan mbi mënyrat si mund t’i sinkronizojnë më shumë kontrollet dhe veprimet operacionale, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e lëvizjes së sigurtë të shtetasve, mjeteve dhe mallrave....