Republika Çeke po përgatitet me ritëm të lartë për takimin e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Shqipërisë. 90 minutësh i cili parashikohet tepër i vështirë nga mbrojtësi i Slavias së Pragës, Tomas Holes.
“Natyrisht që është pak e komplikuar. Kemi ditë të mjaftueshme për stërvitje, kështu që do ta praktikojmë skemat dhe shpresojmë që të funksionojë edhe në fushë. Do të shkojmë në Shqipëri. Do të ishte mirë nëse fitojmë dhe një rezultat tjetër është i mirë për ne. Është vetëm në duart tona dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Unë mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo që luajtëm me ta këtu në Pragë. Vitin e kaluar kuptuam se ambienti i tyre në shtëpi është vërtet i zjarrtë. Atmosfera atje ishte e mrekullueshme. Avantazhi është se ne e dimë se çfarë duam. Kështu që është e nevojshme ta përballojmë atë, patjetër do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa kemi luajtur këtu.”
Republika Çeke numëron 7 pikë në krye të grupit B1 të Ligës së Kombeve, një më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria. Sfida luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në “Air Albania”, me emocionet që do transmetohen ekskluzivisht falas dhe LIVE në televizionin kombëtar Klan.
Klan News