Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri dhe në rajon.

Balluku ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të Samitit të Klimës COP29 së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Gjatë vizitës në Baku, Rama më herët është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit ata kanë folur për ecurinë e projekteve të përbashkëta të cilat po hyjnë në fazën e zbatimit.


/tvklan.al