Dardan Vuthaj e ka mbyllur aventurën tek Egnatia. Sulmuesi dhe drejtuesit e klubit rrogozhinas, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Menjëherë pas largimit nga kampionët e Shqipërisë, Vuthaj nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur skuadrën e re.
Futbollisti 29-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Itali, te skuadra e Chieti, e cila militon në Serie D.
Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Vuthaj ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën e re. Sulmuesi u transferua në Superiore në merkaton e verës, por aventura tek Egnatia zgjati pak. /tvklan.al