Rama: S'pranojmë më deklarime pagash që s'i besojmë
Tetor 23, 2024
Në ditën e tretë të komunikimit publik për informalitetin e pagave, Edi Rama ripërsëriti prerazi se do të ketë zero kompromis me deklarimet e rreme. “Ne nuk do të pranojmë më deklarime pagash të cilat nuk i besojmë”, tha Rama. Mesazhin e parë, Kryeministri e pati serish për sipërmarrjet e mëdha, duke i paralajmëruar për penalitetet që do ndërmerren. “Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë lekë pagë, që nuk ekzistojnë fare, duhet të kuptojnë që nuk do t’ju pranohet. Do t’ju kthehet mbrapsht deklarimi. Nëse nuk do ta reflektojnë këtë gjë, atëherë do duhet të përballen me situata siç u përballën...