Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar një video në ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme. Seanca ka rinisur, ndërkohë që shihet duke u futur brenda sallës së gjyqit deputetja Monika Kryemadhi. Ajo komunikon po ashtu me një polic te dera.
Ish-Presidenti Ilir Meta qëndron në kafazin e qelqtë mes dy policëve.
Kujtojmë se seanca gjyqësore nisi në orën 09:30 dhe zgjati rreth 40 minuta. Më pas Kryemadhi bëri të ditur për mediat se togat e zeza u kishin lënë 3 orë kohë për t’u njohur me dosjen.
/tvklan.al