Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sapo ka mbërritur në Kryeministri. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit ‘kokë më kokë’, Rama dhe Von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të enjten në orën 10.00, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

/tvklan.al