Inceneratori i Elbasanit, Apeli rrit dënimin për Kokën/ Shpallet fajtor edhe ish-deputeti, Alqi Bllako
Nëntor 8, 2024
Gjykata e Posaçme e Apelit, pranoi të plotë ankimin e SPAK për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, duke gjetur fajtor edhe për shpërdorim të detyrës, ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako. Treshja e gjyqtarëve rriti kështu dënimin për Kokën në 6 vite e 8 muaj burg nga 5 vite e 8 muaj që u dënua nga Shkalla e Parë. Ndërkohë, Bllako i cili mori pafajësi në Shkallë të Parë u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Vendimi mbeti i paprekur nga Apeli për pjesën tjetër të të akuzuarve. Kështu biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, u dënua me nga 10 vite burg. 7 vite heqje...