Botërori i Klubeve do të mbahet për herë të parë me 32 skuadra. FIFA kërkon që të jetë sa më emocionues që në edicionin e parë që do të zhvillohet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pikat që përcaktohen në marrëveshjen e pjesëmarrjes njëra ka të bëjë me përfshirjen e lojtarëve më të mirë që kanë në dispozicion. Sipas FIFA-s ekipet duhet të rreshtojnë titullarët në çdo takim të turneut që do të nisë me fazën e grupeve. Ekipet do të kenë të drejtë të regjistrojnë nga 26 deri në 35 futbollistë.

Në stol duhet të jenë 15 rezerva. Deri më tani nga skuadrat pjesëmarrëse janë përcaktuar 31 dhe e fundit do të jetë fituesja e Copa Libertadores në finalen e derbit brazilian mes Atletico Mineiro dhe Botafogo.

Tv Klan