Laboratori i kokainës, burg pa afat për 10 të arrestuarit
Nëntor 18, 2024
“10 të arrestuarit si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të kokainës, u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme, e cila për afro 2 orë dëgjoi këtë të hënë SPAK-un dhe të hetuarit. Këta të fundit pretenduan nëpërmjet avokatëve se arrestimet ishin të paligjshme dhe nga aktet që i janë vënë në dispozicion, ka mungesë provash”, raporton gazetarja Bleona Metushi. Por gjykata nuk i mori parasysh këto qëndrime duke caktuar arrest në burg pa afat për ta gjatë hetimeve që po kryen SPAK, që i dyshon si financues dhe organizatorë të trafikut. “Ndërkohë, 2 shtetasit nga Venezuela, të arrestuar për...