Vendi i parë grupin e Ligës së Kombeve do të vendoset të martën. Shqipëria do të luajë me Ukrainën, një ndeshje që duhet fituar dhe më pas të shikohet rezultati i takimit mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas trajnerit Sylvinho, mundësitë janë: “Kjo ndeshje është finale dhe duhet të futemi në fushë me zemër dhe shpirt. Ky është një nga grupet më të balancuar në Ligën e Kombeve. Çdo gjë është e hapur. Ne do të tentojmë të fitojmë. E respektojmë Ukrainën, por kjo është ndeshja e fundit që kemi shansin për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë”.

“Ne duhet të fitojmë të bëjmë punën tonë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes tjetër. Mund të arrijmë edhe play-off”, thotë futbollisti Ardian Ismajli.

Për të vendosur për formacionin duhet pritur deri ditën e ndeshjes.

“Mund të rikuperohen lojtarët, por duhet të kuptojmë edhe gjendjen e tyre dhe të bëjmë vlerësimet e duhura. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të bëjmë një vlerësim mbi gjendjen e tij duke diskutuar edhe me doktorin e ekipit”.

Shqipëria e ka fituar 2 – 1 ndeshjen e parë me Ukrainën që hapi edhe ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e mijëra tifozëve në stadiumin “Air Albania” dhe shumë të tjerëve që do ta ndjekin direkt në Tv Klan.

Tv Klan