Armando Broja mbetet sensacioni i merkatos së Milanit. Pavarësisht spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar, duket se ai do të vishet kuqezi që këtë verë. Aludimet për 22-vjeçarin vijojnë të jenë të nxehta, pasi Broja ende nuk ka vendosur se në radhët e cilës skuadër do të jetë sezonin e ardhshëm.
Milan mbetet pista kryesore për shqiptarin, me italianët që kanë thuajse dy vite që ndjekin zhvillimin e tij. Broja nuk duket se do të ketë një rol të madh te Chelsea nëse qëndron.
Sipas mediave italiane kuqezinjtë do të preferonin ta siguronin Brojën në formulën e huazimit. Drejtuesit e Milan synojnë të shmangin pagimin e rreth 30 milionë eurove që Chelsea kërkon për kartonin e tij.
Mbi të gjitha, tek skuadra italiane është e lirë fanella me numër 9-të, e destinuar për një futbollist të ri për teknikun Fonseca. Broja konsiderohet edhe si një mbështetës për Moratën, me dyshen që do të aktivizoheshin edhe njëkohësisht në varësi të asaj kërkon portugezi në fushën e lojës.
Klan News