Po kthehen në shtëpi me shpresën se lufta ka mbaruar. Janë qytetarë të zhvendosur të Libanit Jugor që morën rrugën për në shtëpi pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe grupit të armatosur Hezbollah.

“Jemi nga jugu dhe po kthehemi. Kjo është një fitore e madhe për ne, faleminderit Zotit për gjithçka. Zoti i dhëntë fitore rezistencës”, tha Mohammed Hejazi, qytetar libanez.

Banorët u kthyen edhe në periferitë jugore të Bejrutit. Qindra mijëra makinat u panë të mbledhura pranë një rrethrrotullimi pranë ndërtesave të dëmtuara nga sulmet izraelite në zonë.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati i bëri thirrje Izraelit që të angazhohet plotësisht dhe “të tërhiqet nga të gjitha rajonet dhe pozicionet që pushtoi”.

Në anën tjetër të kufirit, një fermer izraelit po mbledh vezët pa zhurmën e raketave në sfond. Anne Maman, beson se paqja është e përkohshme.

Këtu, mbështetës të Hezbollahut duke festuar për armëpushimin, duke mbajtur flamujt e verdhë të Hezbollahut dhe erdhën rrotull me makina duke u rënë borive.

Por trupat e luftëtarëve të grupit militant janë ende të shpërndarë në fushën e betejës. Tani Hezbollahu duhet të varrosë të rënët përpara se të fillojë ringritjen.

Me arritjen e armëpushimit, në axhendën e Hezbollahut tani është vendosja e kontrollit mbi strukturën organizative, hetimin e shkeljeve të sigurisë që ndihmuan Izraelin dhe mësimi nga gabimet. Pavarësisht humbjeve, Hezbollahu synon t’i mbajë armët.

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut vijuan për gati një vit kur, ndërsa në fund të shtatorit, Izraeli intensifikoi bombardimet dhe nisi një pushtim tokësor. Lufta ka qenë më vdekjeprurësja për Libanin ndër dekada, duke lënë pas mbi 3,823 të vrarë.

Tv Klan