Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën, ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit i vënë në hetim për “Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS.
Muça u paraqit në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurimit dhe tha për mediat që kishte respektuar vetëm detyrën.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe para gjyqtarit të masës së sigurimit duke kërkuar shfuqizim të masës së sigurisë.
Por Prokuroria e Tiranës thotë se Muça në bashkëpunim me persona të tjerë, në datën 2 Gusht 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Ervin Muça.
Veprimet sipas Prokurorisë janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo present.
Ndërhyrja në TIMS dhe eksportimi i të dhënave referuar akuzës së kryeqytetit, është konfirmuar edhe nga laboratori i SPAK që ka bërë akt ekspertim në kompjuterin e përdoror.
Tv Klan