“Prokuroria ka në dorë dosje më të rëndësishme”
Kreu i shtetit e konsideron të orkestruar operacionin e SPAK që solli arrestimin e gjyqtares së Krujës dhe 9 bashkëpunëtorëve të tjerë.
Sipas Metës, prokuroria e posaçme ka në dorë edhe dosje të tjera për gjyqtarë shumë të rëndësishëm dhe për të cilat sipas tij nuk po bën asgjë.
Presidenti i Republikës i sheh si të inskenuar prangosjen e gjyqtares së Krujës dhe bashkëpunëtorëve të saj, sepse kur pyetet i cilësoi si arrestime me regji. Edhe pse për të kush shkel ligjin duhet dënuar ai i kujton SPAK-ut se ka dhe padi e prova për gjyqtare më të rëndësishëm pa përmendur emra por ajo që dihet është qe vete kreu i shtetit ka paditur Adrian Dvoranin pranë Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre.
“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë”.
Meta kërkon dënim dhe për mjekët por dhe zyrtarët që po abuzojnë në kohë pandemie.
Presidenti ka vijuar me akuzat ne drejtim te qeverise dhe parlamentit se nuk kane marre masat e nevojshme për të mbështetur spitalet në këtë kohe pandemie.
Tv Klan