Hetimet për shpërdorimin e fondeve europiane kanë nisur nga SPAK në shtator të 2023-it. Më datë 29 dhjetor të këtij viti, me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në banesën e Ilir Beqajt dhe ish-vartësit të tij, Ermal Kurtulaj.
Ata akuzohen se lëshonin fatura fiktive nga Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAK.
SPAK dyshon se këto para përvetësoheshin nga të akuzuarit.
Përgjimet telefonike dhe ambientale të SPAK-ut identifikuan të paktën 8 raste në 2 muaj lëshimin e faturave fiktive nga kompani private për llogari të projekteve që menaxhoheshin nga Agjencia SASPAC.
Faturat, që referuar dosjes së Prokurorisë nisnin nga 44 mijë lekë deri në 35 mijë Euro, u lëshuan nga kompania me kërkesë të Ermal Kurtulaj për mbulimin e shpenzimeve të programit që ai koordinonte, por edhe programeve të tjera të SASPAC.
Më 8 gusht kompanisë “nine servis int” i janë faturuar 35 mijë. Në dy raste të tjera janë zbuluar dy fatura në shumat 1.7 mln lekë të reja.
SPAK pretendon se ka zbuluar këtë skemë korrupsioni nëpërmjet një restoranti në Kalanë e Tiranës, për të cilin ngre dyshime se menaxhohet në hije nga Ermal Kurtulaj për llogari të ish-ministrit Ilir Beqaj. Bizneset që merrnin punë nga Agjencia SASPAK, më pas paguanin sipas Prokurorisë, fatura të këtij biznesi si formë ryshfeti.
Restoranti figuron në QKB se është krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe më pas është shitur.
Klan News