Policia e Sarandës ka arrestuar paraditen e kësaj të hëne 2 persona, të cilët akuzohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në 29 gusht në fshatin Melçan në Finiq. Në një noftim për mediat, blutë e Sarandës bëjnë me dije se numri i të arrestuarve për këtë grabitje ka shkuar në tre.
Sot mësohet se në pranga kanë rënë K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Dy të arrestuarit akuzohen se bashkë me 31-vjeçarin J.G., kanë vjedhur me dhunë një banesë në Melçan, në të cilën arritën të merrnin me forcë një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja. Tashmë të tre të arrestuarit do duhet të përballen me akuzat në gjykatë./tvklan.al