Arrestohen brenda një kohe rekord tre autorët e tre ngjarjeve të rënda, në Tiranë, Durrës dhe Korçë, ngjarje që u shënuan në harkun kohor prej 48 orëve.

Agron Kuliçaj, drejtor i departamentit të hetimit në drejtorinë e përgjithshme të policisë, ka dhënë detaje për hetimet dhe motivet e këtyre ngjarjeve.

Të tre vrasjet kanë të përbashkët motivin e dobët dhe faktin se autorët kanë qenë precedent penal në të shkuarën.

Në arrest përfunduan Edison Çela, i dyshuar si autor i vrasjes së trefishtë në Durrës në datën 27 janar, Besim Karaj, po ashtu autor i vrasjes së trefishtë në Vidohov të Korçës si dhe Albert Gashi i akuzuar për vrasjen e 31 Janarit në Tiranë.

Agron Kuliçaj: “Në qoftë se ngjarja e Korçës është e hapur e kryer në mesditë në mes të fshatit dhe në tërësi veprimet ishin të hapura dhe ngjarja është e dokumentuar. Ngjarja e Durrësit dallon për mënyrën e ekzekutimit. Ka pasur veprime shumë të kualifikuara procedurale që kryhen nga strukturat e policisë së qarkut të Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë dhe në bashkëpunim me strukturën qendrore. Është punuar 24 orë derisa është bërë e mundur dhe është dokumentuar kjo ngjarje. Për të gjitha vrasjet e ndodhura në vitin 2010, për 12 vrasje të ndodhura , të 12 janë të zbuluara dhe 11 janë arrestuar autorët.” 

Kuliçi deklaroi se shumë shpejt policia do të dalë dhe me emrin e autorit të vrasjes së ish-deputetit Fatmir Xhindi.

Agron Kuliçaj: “Po punohet, është prioriteti ynë kryesor, vazhdon të jetë një grup pune permanent i joni me specialistët më të mirë dhe sot po iu them që paradite kemi pasur një analizë të detajuar të kësaj ngjarje, do ketë analiza në mënyrë të vazhdueshme me prokurorinë. Unë jam i bindur se shumë shpejt do ketë një emër.”/tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani