Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Kukësit. Xh.H., 31 vjeç dhe M.H., 24 vjeç u arrestuan pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, vajza e abuzuar është nga Kosova. Dy vëllezërit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale duke përfituar nga pazotësia e saj fizike dhe mendore.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./tvklan.al