Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë.

Sipas mediave vendase, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte disa muaj që ishte në hetim pasi dyshohej se kishte kthyer banesën e tij në bazë të shpërndarjes së drogës.

Karabinierët e kishin mbajtur atë në vëshgim ditët e fundit dhe kishin vënë re se në banesën e tij kishte vizita nga persona të ndryshëm, të cilët më pas rezultuan se ishin klientë të tij dhe merrnin aty kokainë.

Policia pas grumbullimit të informacionit vendosi të kryente një kontroll në banesën e të riut dhe zbuloi se e kishte kthyer atë në bazë të shpërndarjes së drogës.

Shqiptari u arrestua në flagrancë teksa po shiste drogë tek një 54-vjeçar dhe tek një 35-vjeçar. I riu tashmë është arrestuar dhe është zbuluar se ka dhe precendetë të mëparshëm penal në fushën e shitjes së narkotikëve./tvklan.al