Miklovan Barmashi goditi me motor depozitën e gazit
Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar pasi përplasi mbrëmjen e së enjtes me motor depozitën e gazit në një pikë karburanti në hyrje të Kombinatit duke sjellë më pas shpërthimin e flakëve.
I arrestuari është Miklovan Barmashi 24 vjeç, banues në Kombinat. I riu nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për “shkatërrim të pronës”, “largim nga vendi i aksidentit” dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho” në hyrje të Kombinatit. Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit e cila shpërtheu në flakë, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Tv Klan