Një vajzë e mitur 14-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar me iniciale L.K.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku sipas informacioneve policore, 39-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën.
Mësohet se 14-vjeçarja është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë e kësaj të fundit.
39-vjeçari u arrestua pas kallëzimit të bërë në Policinë e Durrësit. Hetuesit janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje. /tvklan.al