Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili para disa ditësh shtypi për vdekje një këmbësori. Policia ka bërë ndalimin e E. Rr. për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky person ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60-vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat. Kjo ngjarje ndodhi në një rrugë dytësore të fshatit. Viktima u zu poshtë aksidentalisht nga skrepi i një firme private që kryente punime në këtë rrugë.
Policia e Vlorës njoftoi gjithashtu se ka arrestuar edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve për moskallëzim krimi dhe një tjetër për veprën penale “Vepra të turpshme”./tvklan.al