Një 45-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Sipas Klan News, ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë.
Në vendin e ngjarjen ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, tha dhe policia e Lezhës në një informacion për mediat./tvklan.al