Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është Dritan Beti, i cili kërkohet nga autoritetet italiane. Ai është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Ankonës për trafikim të lëndëve narkotike.
49-vjeçari u ndalua në rrugën “Shemsi Haka” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Dritan Beti u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë. /tvklan.al