Portieri Wojciech Szczesny, ka bërë prapakthehu. Pak ditë pasi njoftoi tërheqjen, polaku ka vendosur t’i rikthehet futbollit të luajtur.
Sipas raportimeve nga Spanja, thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshjen me portierin 34-vjeçar dhe në orët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi.
Bëhet fjalë për kontratë një vjeçare, me Szczesny-n, që do të jetë pasues Marc Andre Ter Stegen, i cili ka mbyllur sezonin, për shkak të dëmtimit të rëndë.
Futbollisti polak, ka dhënë dritën jeshile dhe do të niset drejt Spanjës, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Kujtojmë se Szczesny u largua nga Juventusi në verë, ndërsa në fund të muajit gusht njoftoi tërheqjen nga futbolli. Megjithatë insistimi i Barcelonës, e ka bindur lojtarin të rikthehet në fushë, për të paktën edhe një sezon. /tvklan.al