Lajme Arkiva 2003

Arrin në 10 numri i funksionarëve të lartë të pezulluar në dogana brenda 1 jave. Largimet e fundit nga detyra kanë patur si motivacion shpërdorimin e detyrës. Tre drejtues të lartë. Dy nga të cilët të sapoemëruar kanë përdorur për qëllime turistike anijen antikontrabandë.

Anija është pikasur në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës nga rojet e sigurimit të presidentit që ndodhen për pushime në atë zonë. Fillimisht është dyshuar për një anije me klandestinë, por pas ndalimit të anijes është bërë e qartë se në bord ndodheshin tre drejtues të doganave dhe të familjet e tyre.

Reagimi i Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave ka qenë i menjëhershëm por jo drastik. Ajo i ka shkarkuar nga detyra funksionarët e lartë por pa i shkarkuar përfundimisht. Saimir Sinani sapo ishte emëruar si shef i procedurave pasi ishte shkarkuar nga posti i nëndrejtorit, ndërsa Qirjako Karaguni sapo ishte emëruar në postin e drejtorit të  borxhit në dogana, kur një muaj më parë u shkarkua në një forum të Partisë Socialiste për shkelje në Doganën e Vlorës.

Shkëlqim Hajdini, drejtor i antikontrabandës detare është funksionari i 3 i pezulluar nga detyra. Drejtoresha Kongoli ka refuzuar të japë ndonjë shpjegim ndërkohë që doganat kanë njohur një verë intensive me kritika dhe zhvillime./tvklan.al