Arsenali triumfoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Manchester City-t, në supersfidën e javës së 24-t në Premier League.
Fitore spektakolare nga skuadra e Mikerl Artetës që shpreson ende të titulli, ndërsa nxjerr jashtë gare “qytetarët”.
Goli i Odegaard në minutën e 2-të, vendosi pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues.
Haaland barazoi përkohësisht në minutën e 55-të, por vetëm një minutë me vonë Partey riktheu avantazhin e Arsenalit.
Spektakli i golave për vendasit vazhdoi me Lewis-Skelly, Havertz dhe Nwaneri. Me këtë triumf, Arsenali mban vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa City renditet në vendin e katërt me 41 pikë. /tvklan.al