Arsenali ka humbur një nga lojtarët kryesorë, për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Bukayo Saka, i cili u zëvendësua në sfidën e fundit ndaj Crystal Palace.
Sulmuesi ka shfaqur probleme dhe do të jetë jashtë për disa javë, siç e konfirmoi edhe trajneri Mikel Arteta.
“Do të mungojë për disa javë. Nuk duket mirë. Është një goditje e madhe, pasi është lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk e di sa do i duhet ekzaktësisht për tu rikthyer, por do jetë jashtë për disa javë. Mungesa e Saka do të jetë një sfidë tjetër për ne. Ka nevojë për testime të tjera për të kuptuar se kur do të rikthehet. Ka shfaqur probleme te gjuri, për fat të keq, e kemi humbur për një kohë të gjatë”, deklaroi Arteta.
Mungesa e Saka është e sigurt në dy sfidat e radhës për Arsenal ndaj Manchester United dhe Aston Villa. /tvklan.al