Studentët shqiptarë që nisin studimet e larta këtë vit akademik do të paguajnë tarifa të përcaktuara nga shteti. Në simpoziumin për arsimin e lartë u tha se aktualisht Shqipëria ka 8 universitete,3 shkolla të larta ku studiojnë 35 mijë studentë dhe shpërndajnë 100 mijë lloje diplomash në fushat sociale, juridike, mjekësi, ekonomi, art dhe sport.

Në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë Limpreht u deklarua iniciativa për krijimin e një universiteti amerikan në Tiranë me kontributin e shqiptarëve të Amerikës. Në fjalën e tij Ambasadori Amerikan Limpreht tha se tradita në arsimin shqiptar është sintetizuar falë kontributit të çmuar që kanë dhënë rilindasit e mëdhenj, vëllezërit Frashëri dhe të tjerë.

Në fjalën e tij ai i kushtoi një vëmendje të veçantë përpjekjeve që duhet të bëjë Shqipëria për zbatimet e parimeve të Paktit të Stabilitetit në përpjekje integrimi të projekteve rajonale të fushave të traditave, edukimit të brezit të ri. Ai kërkoi që në shkollat shqiptare të përvetësohet më mirë gjuha angleze nga gjuhët e përbotshme dhe të mësohet më mirë historia moderne duke iu shmangur mentalitetit ballkanik ku secili popull i rajonit etnik e ndjen veten viktimë e të tjerëve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame