Është mirë ta bëni sa më shpesh. Kontrolloni nën krevat, veçanërisht nëse banoni në shtëpi private.
Një piton rreth 3 metra i gjatë është gjetur nga një nënë në Tailandë nën krevatit e të birit. Dyshimet e saj nisën pasi gjeti të ngordhur macen e shtëpisë. “
U zgjova në mëngjes dhe gjeta të ngordhur macen me shenja pickimi
”, tha 42-vjeçarja Thanapoom Lekyen.
“
E dija që kishte diçka që nuk shkonte. Isha e frikësuar. Pashë në dhomën e djalit tim dhe ulërita kur pashë që diçka po lëvizte nën krevat.
”
Lekyen tha se gjarpri kishte hyrë në shtëpinë e saj në Chachoengsao, Tajlandë, nëpërmjet dritares.
I biri i saj, 13-vjeçari Nong, i cili normalisht duhej të flinte në dhomën e tij, fatmirësisht atë natë e kishte zënë gjumi në dhomë me të ëmën. Sipas saj, kjo ia ka shpëtuar jetën atij.
“
Mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur dhe qaj
”, tha ajo duke theksuar se nuk e ka kaluar tronditjen.
Lekyen mendon se ishte një engjëj mbrojtës që i ruajti të birin, i cili ndryshe nga çdo natë tjetër fjeti natën me të dhe ajo vendosi të mos e dërgonte në dhomën e tij.
Pamjet rrëqethëse të publikuara në medien ndërkombëtare shfaqin gjarprin e zemëruar duke u përpjekur të kafshojë forcat e shpëtimit që kishin mbërritur në shtëpi për të larguar gjarprin.
Nattapon Boonmeet nga Grupi Vullnetar i Shpëtuesve në Chachoengsao iu deshën 15 minuta për ta neutralizuar gjarprin, të cilin e vendosi në një çantë dhe e lëshoi në pyll. /tvklan.al