Një vajzë e cila ka thyer Rekordin Botëror të Guiness si vajza më leshatore në botë, ka rruar fytyrën e saj pasi ra në dashuri. 17 vjeçarja Supata Sasuphan, nga kryeqyteti Bangkok i Tajlandës, vuan nga një gjendje e rrallë e quajtur Sindromi Ambras, i cili shkakton rritje të tepërt të qimeve.

Ky Sindrom është i pashërueshëm, kështu që pacientët zgjedhin të rruajnë trupin e tyre me brisk, të këpusin qimen apo të përdorin terapinë lazer. Por për Supatën, trajtimi me lazer ka dështuar.

Pavarësisht gjendjes së saj, ajo mbetet optimiste duke sfiduar edhe shokët që e ngacmonin në shkollë. Në ceremoninë e Guiness 2010 në Romë ajo tha: “Unë nuk ndihem ndryshe nga të tjerët dhe kam shumë miq në shkollë. Vetëm disa prej tyre më quanin majmun, por tashmë nuk e bëjnë më këtë gjë”.

Sasuphan kohët e fundit vendosi të rruajë fytyrën e saj pasi ra në dashuri, babai i saj tha për mediat lokale. Ajo në një video të postuar në rrjetet sociale këndonte për të dashurin e saj ku i thoshte: “Ti nuk je vetëm i dashuri im i parë, je dashuria e jetës sime”./tvklan.al