Arta Dade: “Jo më larg se dje struktura të specializuara të Ministrisë së Financave vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mbështetësit e Partisë Socialiste pa kursyer as kandidatët për deputetë. Unë kam qenë këto ditë në takime me përfaqësues të trupit diplomatik dhe sigurisht materiali që ne iu kemi vënë atyre në dispozicion është duke u studiuar prej tyre. Njëkohësisht materiali është dërguar në të gjitha partnerët edhe parlamentare, sikurse është OSBE-ja asambleja parlamentare e OSBE-së, asambleja parlamentare e NATO-s dhe asambleja parlamentare e këshillit të Evropës.”/tvklan.al