Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ndërtimet pa leje në zonat informale do të pajisen sipas projektligjit të ri për ligjërimin e tyre me lejen e legalizimit. Sipas hartuesve të ligjit, kjo leje u jep të gjithë të drejtat e pronës mbi banesën pronarit të ri të ndërtesës.

Artan Lame: “Siç një qytetar që ka ndërtuar një shtëpi me leje, në fund të procesit ka një leje ndërtimi dhe e hipotekon në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në Hipotekë, ashtu dhe ky qytetar, kjo kategori qytetarësh për të cilin u bë ky ligj, në fund të procesit do të ketë një dokument pronësie të rregullt, atë që quhet tapi të shtëpisë, e cila do të shërbejë qoftë për tu hipotekuar godina, qoftë për të bërë transaksione për ta shitur për ta blerë e kështu me radhë.”

Projektligji i legalizimeve po diskutohet me debate të shumta në komisionin parlamentar të ligjeve që miratoi funksionet që dot ketë gjatë legalizimit Agjencia e Urbanizimit dhe legalizimit të zonave informale./tvklan.al