Arkeologët i konsiderojnë gjetjet si mjaft unike dhe të rëndësishme për rajonin
Në zonën arkeologjike Tell Abraq në Emiratet e Bashkuara Arabe, arkeologët kanë zbuluar disa monedha ari dhe objekte që vlerësohen të jenë dy mijë vite të vjetra.
Ekspertët besojnë se këto monedha janë një imitim i monedhave romake të arit që datojnë në shekullin e parë pas Krishtit.
“Është interesante që tani mund të bëjmë lidhjen e këtyre monedhave, të cilat gjetëm ne, me gjetje të tjera shumë të rëndësishme, të cilat janë gjithashtu unike për rajonin. Për shembull, ne zbuluam dy statuja guri dhe gjithashtu një mbishkrim. Statujat, na kujtojnë shembuj të ngjashëm nga Siria, nga Mesopotamia jugore, për shembull nga qyteti i famshëm Palmyra dhe Hatra dhe kjo është një shenjë e zhvillimit të tregtisë në të gjithë Gjirin Arab në shekujt e parë të erës sonë”.
Drejtori i misionit italian në Michele Degli Esposti thotë se këto artefakte janë shumë të rëndësishme për rajonin.
“Kjo është një gjetje unike në rajon sepse asnjë monedhë tjetër ari nuk është gjetur kurrë në këto gërmime. Këto janë shumë të rëndësishme edhe sepse na tregojnë për kontekstin e vendit me botën. Këto monedha qarkullonin në shekullin e parë pas Krishtit. Janë imitim i monedhave të prera në Perandorinë Romake në Francë, pikërisht në Leon, nën sundimin e perandorit Tiberius, midis viteve 17 dhe 31 pas Krishtit.”
Zona ku u gjetën artefaktet konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Emiratet e Bashkuara Arabe, që daton nga viti 2500 para Krishtit deri në vitin 300 pas Krishtit.
Klan News