Ëndrra e Efi Dhedhes nuk ka të bëjë as me ekranin, as me tatuazhet. Pas shumë vitesh ajo dëshiron të jetë psikologe.
E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” Efi rrëfeu se është shumë empatike kur të jetë në të dyzetat dëshiron të studiojë psikologji.
“Ëndrra ime më e madhe është që 40 vjeç të jem psikologe. Dua që deri në moshën 40 vjeç të kem gabuar, të kem mësuar, të kem studjuar më tepër dhe ta përjetoj më tepër atë që do bëj”, tha ajo./tvklan.al