Ka nisur mes emocionesh dhe surprizash java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.
Ashtu siç ishte lajmëruar edhe nga produksioni, tre vajza janë pranuar nga audicionet për tu bërë pjesë e këtij ‘reality dating show’.
Generda është 22-vjeçarja me profesion menaxhere projektesh, e cila ka lënë Gjermaninë për të gjetur dashurinë në Shqipëri, njësoj si Saimiri.
Ajo shprehet se është larguar në Shtutgart që në moshën 1-vjeçare dhe se kjo është hera e parë që kthehet vetëm në Shqipëri.
“Jam larguar në moshën 1-vjeçare nga Shqipëria dhe kam 20 vjet që jetoj jashtë shtetit. Është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për një mision shumë të rëndësishëm për mua dhe ky mision quhet Love Story”, ka thënë ajo.
Më tej, Generda ka folur pak edhe për karakterin e saj, duke theksuar se i pëlqejnë shumë sportet.
“Sillem sipas situatës, po s’më pëlqeu si sillet njeriu unë i vë direkt kryqin. Më pëlqen shumë të merrem me sport, kam qenë në kurs noti, kurs volejbolli.
Kam shumë qejf t’i jap biçikletës, sidomos me familjen të dielave kur është koha e bukur që nuk bie shi.
Skam qenë asnjëherë e dashuruar. Motoja e jetës time është “Jeta nuk bën gabime, çdo gjë ndodh për një arsye”, është shprehur 22-vjeçarja.
Përveç Generdës, në konkurrim këtë javë janë futur edhe Redona e Valentina./tvklan.al