Medon Berisha ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e la jashtë për disa javë dhe është kthyer në formën më të mirë të mundshme.

Mesfushori u rikthye të luajë titullar me Lecce-n, ndërsa ishte protagonist pas vetëm 3 minutash lojë ndaj Monza-s.

Berisha asistoi te goli i parë, që u shënua nga Tete Morente. 21-vjeçarii shqiptar, dhuroi një pasim të shkëlqyer nga një distancë e largët, me aksionin që u finalizua në gol.

Futbollisti i Kombëtares iu afrua edhe një supergoli nga goditja e dënimit, por gjuajtja e tij u ndaj nga tranversa. Ai u zëvendësua në minutën e 55-të, për t’i lënë vendin një tjetër shqiptari, Ylber Ramadanit. /tvklan.al