Reagon ish-gruaja: I lutem të më lërë të qetë, më ka lënduar shumë
Javën e kaluar rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli historinë e Avniut. Ai rrëfeu në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani, historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar.
Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook. Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë. Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, mori vesh që ajo ishte e divorcuar dhe kishte 5 fëmijë.
Pas takimit në Kosovë, ata vendosin që të martohen, por marrëdhënia mes tyre nuk zgjati shumë sepse Ajetja u largua në Amerikë.
Ditën e sotme, në një lidhje telefonike me zonjën Eni Çobani, Ajetja pranoi faktin që kishte qenë e martuar më zotin Avni, por u shpreh se jo të gjitha gjërat që ai kishte thënë janë të vërteta. Ajo më tej u shpreh se ai nuk ekziston më në zemrën e saj dhe kërkoi prej tij që ta lërë të qetë, se ka familje dhe fëmijë.
Eni Çobani: A kanë qenë të vërteta ato që u thanë nga zoti Avni, që marrëdhënia juaj ka ekzistuar deri në fund të Janarit të këtij viti?
Ajete: Marrëdhënia ka qenë e saktë, unë kam filluar një jetë bashkëshortore në Shtator dhe deri në 3 Gusht, ai ishte bashkëshorti im. Pas 3 Gusht dhe deri sot e përjetë, Avniu nuk ekziston në zemrën time më, as unë nuk ekzistoj në zemrën e tij mendoj. Ai më ka lënduar shumë dhe nuk kam çfarë të bëj me të më. Me thënë të drejtën unë nuk kam martesë ligjore me të, ajo ishte thjesht një fejesë.
Eni Çobani: Për mua ka shumë rëndësi fakti që ato çfarë tha Avniu janë të vërteta apo jo?
Ajete: Unë bashkëshorte kam qenë, ama gjërat që ka thënë Avniu nuk janë të vërteta. Nuk dua të shpjegoj gjithçka, unë e di që Avniu gënjen dhe nuk dua të flas më.
Eni Çobani: Për mua është shumë e rëndësishme që ju kërkuat këtë lidhje publike, vërtetuat që ju ekzistoni, keni pasur një marrëdhënie me zotin Avni. Më pas ju thoni që ai nuk është më pjesë e jetës sime. Kush është përgjigja përfundimtare për zotin Avni? A mund t’iu presim për një ndërmjetësim në muajt në vijim apo jo?
Ajete: Jo, unë nuk kam çfarë të bëj. Askush nuk mundet të më detyrojë mua që ta marr Avniun me zor, nuk e dua më.
Eni Çobani: Sigurisht është e drejta juaj. Faleminderit për përgjigjen.
Ajete: Faleminderit dhe juve, ju uroj sukses. Seriozisht e kam dhe i lutem të më lërë të qetë se kam familje, kam fëmijë dhe nuk dua më të shqetësohem./tvklan.al