Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq i lumtur pas fitores 2-0 në Kupë ndaj Udinese-s, në një sfidë ku shkëlqeu edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar realizoi një superegol nga goditja e këndit në fundin e pjesës së parë, duke i mahnitur të gjithë.

Në deklaratën pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh se mori sinjale pozitive nga lojtarët që hodhi në fushë.

“Kam bërë tetë ndryshime nga ndeshja me Lazion, por ato nuk u dalluan në fushë. Të gjithë që luajtën, treguan rezultat të mirë. Ne bëmë një ndeshje serioze, duke luajtur mirë nga fillimi deri në fund.

Kam një grup të madh lojtarësh, me të cilët do të përballojmë kalendarin e ngjeshur. Mora sinjale pozitive nga ata që luajtën”, u shpreh Inzaghi.

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi do të përballet me Lazion, skuadër të cilën e mposhti në kampionat me rezultatin 6-0. /tvklan.al